LAJMI I FUNDIT:

Google me “Street View” edhe në Kosovë?!

Google me “Street View” edhe në Kosovë?!

Gjiganti i informacionit Google duket se ka nisur projektin “Street View” edhe në Kosovë, ndërkaq qëllimi i projektit është që t’i fotografojë me pamje 360 shkallë qytetet dhe rrugët kryesore, që janë me interes për tu vizituar.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar informata në emailin e redaksisë ku kanë bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit kanë parë automjete të kompanisë Google duke bërë incizimin e rrugëve. 


Ndërkohë, Telegrafi është duke pritur informata të detajuara lidhur me realizimin e projektit “Street View”.

Fotografitë e marra për projektin “Street view” përpunohen në studiot e Google për t’iu ofruar qasje falas përdoruesve të internetit, qofshin përmes kompjuterit, smart telefonave apo tabletave.

Imazhet e marra do të prezantojnë pamjet reale të Kosovës për përdoruesit e internetit.

Përmes Street View, Kosova mund të mund të prezantojë pikat e saj më atraktive për vizitorët.

Google Street View ka nisur në vitin 2007 në disa qytete të SHBA-së, ndërsa raportohet se është zgjeruar në rreth 76 vende.

Kujtojmë që kohë më parë “Google me Street View” ka filluar projektin edhe në Shqipëri, ku për disa javë veturat e Google Street View janë parë në qytetet dhe zonat turistike në Shqipëri, duke mbledhur të dhëna për t’i vënë në dispozicion online rrugët e Shqipërisë. /Telegrafi/

Veturat e Google Street View arrijnë në Shqipëri
Lexo po ashtu Veturat e Google Street View arrijnë në Shqipëri

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori