LAJMI I FUNDIT:

Google pranon t’ua paguajë mediave 1 miliard dollarë, për publikimin e lajmeve të tyre

Google pranon t’ua paguajë mediave 1 miliard dollarë, për publikimin e lajmeve të tyre

Google ka në plan të paguajë 1 miliard dollarë për botuesit globalë për lajmet e tyre gjatë tre viteve të ardhshme.

Sipas France24, përcjell Telegrafi, botuesit e lajmeve kanë luftuar prej kohësh me motorin më të njohur të kërkimit në internet në botë për kompensim për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

CEO Sundar Pichai tha se produkti i ri i quajtur Google News Showcase do të lansohet së pari në Gjermani, ku ka regjistruar gazetat gjermane duke përfshirë Der Spiegel, Stern, Die Zeit dhe në Brazil me Folha de S.Paulo, Band dhe Infobae.

Ai do të vazhdojë në Belgjikë, Indi, Holandë dhe vende të tjera. Rreth 200 botues në Argjentinë, Australi, Britani, Brazil, Kanada dhe Gjermani janë regjistruar për produktin.

“Ky angazhim financiar – më i madhi ynë deri më sot – do t’i paguajë botuesit për të krijuar përmbajtje me cilësi të lartë për një lloj tjetër të përvojës së lajmeve në internet”, ka thënë Pichai.

Produkti, i cili lejon botuesit të zgjedhin dhe prezantojnë ngjarjet e tyre, do të nisë në Google News në pajisjet Android dhe përfundimisht në pajisjet Apple.

“Kjo qasje është e dallueshme nga produktet tona të tjera të lajmeve sepse mbështetet në zgjedhjet editoriale që bëjnë botuesit individualë se cilat ngjarje t’u tregojnë lexuesve dhe si t’i paraqesin ato”, tha Pichai.

Dhe botuesi gjerman, Spiegel Group e mirëpriti projektin.

“Me News Showcase dhe integrimin e ri të përmbajtjes editoriale si nga Spiegel, Google tregon se ata janë serioz në lidhje me mbështetjen e gazetarisë cilësore në Gjermani. Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e saj që nga fillimi”, tha Stefan Ottlitz, drejtori menaxhues i Spiegel Group.

Megjithatë, Këshilli Evropian i Botuesve (EPC), anëtarët e të cilit përfshijnë News UK, The Guardian, Pearson, The New York Times dhe Schibsted, megjithatë, nuk janë entuziast.

“Duke lansuar një produkt, ata (Google) mund të diktojnë termat dhe kushtet, të minojnë legjislacionin e krijuar për të krijuar kushte për një negociatë të drejtë, ndërsa pretendojnë se po ndihmojnë për të financuar prodhimin e lajmeve”, tha drejtoresha ekzekutive e EPC, Angela Mills Wade. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori