LAJMI I FUNDIT:

Google mund të lansojë një Pixelbook të ri së bashku me Pixel 3 dhe 3XL

Google mund të lansojë një Pixelbook të ri së bashku me Pixel 3 dhe 3XL

Google mund të nisë një version të ri të premium Pixelbook Chromebook më vonë gjatë këtij viti, së bashku me telefonat Pixel 3 dhe Pixel 3 XL.

Thashethemi vjen nga mirësjellja e Evan Blass, i cili është i njohur në Twitter për rrjedhjen e detajeve të sakta të telefonave të ardhshëm.


Reputacioni i tij i jep shumë besim stories, gjë që sugjeron që një Pixelbook i brezit të dytë “është planifikuar të lansohet para fundit të vitit”.

Postimi në Twitter i kohëve të fundit i Blass ishte përgjigje e një postimi të publikuar më 10 maj, ku ai sugjeroi që Google do të lëshojë një orë të mençur Pixel së bashku me telefonat Pixel 3.

Blass tani sugjeron që Pixelbook 2 do të shfaqet së bashku me këtë pajisje poashtu. Ai gjithashtu parashikon që Pixelbook i ri do të vijë me korniza të vogla.

Pixelbook origjinal ishte shumë i mirëpritur për publikun, i cili, sipas TechRadar, është një prej Chromebook më të mirë që paratë mund të blejnë, kështu që mund të jemi të ngazëllyer nga perspektiva se Google po punon në një model të përmirësuar, veçanërisht nëse përpunon dizajnin e pajisjes, tashmë të mrekullueshëm.

Shpresojmë se së shpejti do të dëgjojmë më shumë rreth Pixelbook 2.