LAJMI I FUNDIT:

Google Meet ofron pesë mundësi për ta bërë komunikimin më të mirë të mundshëm

Google Meet ofron pesë mundësi për ta bërë komunikimin më të mirë të mundshëm

Shërbimet e bisedave me video, tani janë më të domosdoshme se kurrë dhe Google Meet është i fundit që ka hyrë në këtë arenë.

Aplikacioni i video konferencave të Google, tani ka hyrë ën një fazë të rëndësishme zgjerimi, ndërsa ofron mundësi që të komunikojnë së bashku deri në 100 njerëz në të njëjtën kohë, falas deri më 30 shtator, transmeton Telegrafi.

Të gjithë ata që duan ta përdorin këtë platformë, duhet t’i kenë parasysh këto pesë mundësi që i ofron Google Meet, që t’i bëjë komunikimet sa më të mira të mundshme dhe praktike.

Bëjeni sa më të mirë përshtypjen e parë

Mund të duket si këshillë e panevojshme, por është shumë me rrëndësi, që të mos dukeni keq kur të filloni një bisedë.

Duhet t’i mbani të mbyllura kamerën dhe mikrofonin, që bashkëbiseduesit të mos shohin dhe dëgjojnë asgjë, derisa ju nuk jeni gati.

Në mënyrë që ta kontrolloni vetën si dukeni, si dhe ambientin pas jush, Google Meet ofron edhe këtë mundësi, para se të qaseni në bisedë.

Sa herë që dikush ka hyrë si parashutist në një bisedë, përshtypja e parë për të nuk ka qenë e duhur, andaj provoni ta bëni më të mirën.

Rregullojeni rezolucionin

Rezolucioni i pamjes është shumë i rëndësishëm, pasi një fotografi që nuk duhet mirë, është shumë e bezdisshme. Por, kjo nuk varet prej përdoruesit, sepse ka të bëjë me rrjetin e internetit.

Kur përdoruesi e ka rrjetin e duhur, atëherë Google Meet mundëson edhe rregullimin e rezolucionit.

Shkoni në Settings, pastaj klikoni në Video dhe iu shfaqet një tabelë, ku iu mundësohet që ta ngrini rezolucionin, apo ta ulni nëse bie intensiteti i rrjetit të internetit.

Mësohuni që sa më mirë t’i përdorni shkurtesat nëpërmjet tastierës

Përdorimi i miut për kryerjen e komandave të ndryshme, do t’ju tregojë paksa si të humbur, kur jeni në një video bisedë.

Andaj, mësohuni t’i përdorni shkurtesat me tastierë dhe t’i kryeni të gjitha obligimet, duke ia lëshuar vetëm një shikim tasteve dhe jo të ndiqni kursorin nëpër ekran.

Së paku, mësohuni që t’i aktivizoni mikrofonin dhe kamerën, si dhe të lidheni nga një bisedë në tjetrën, ndërsa më vonë t’i mësoni edhe shkurtesat tjera, që të ndjeheni si një zotërues i përdorimit të kompjuterit, sikur ndonjë operator në pultin e transmetimit.

Titrat

Një gjë shumë e rëndësishme në Google Meet, është edhe mundësia e titrave live.

Sa herë që nuk keni dëgjuar mirë, apo nuk e keni kuptuar si duhet, atëherë klikoni në zonën e poshtme në të djathtë të ekranit dhe do t’ju transkriptohet e gjithë ajo që është thënë më herët.

Kjo mundësi, është shumë e mirë për ata që nuk dëgjojnë mirë, por edhe përdoruesit që e kanë problem të fokusohen në bisedë.

Mësoni si të prezantoheni

Që përdoruesit të duken sa më mirë, Google Meet e ofron edhe mundësinë Present Now, që është një dritare e hapur vetëm për ju.

Aty mund të dukeni sikur jeni në një bashkëbisedim, por ën fakt jeni vetëm dhe e testoni vetën se si dukeni.

Pasi të keni rregulluar formatin e faqes, për aq sa doni të ekspozoni nga portreti juaj trupor, si dhe ambienti që ndodhet në sfondin tuaj, vetëm atëherë hyni në një bisedë.

Mbani në mend, se gjithnjë duhet t’i mbani mbyllur mikrofonin dhe kamerën, si dhe të keni kujdes para se të përfshiheni në një bisedë, ndërsa mos harroni se duhet të kënaqeni sa më shumë kur të keni filluar komunikimin. /Telegrafi/