LAJMI I FUNDIT:

Google Maps feston ditëlindjen e 15-të, ndryshon ikonën dhe përditësohet me disa mundësi shtesë

Google Maps feston ditëlindjen e 15-të, ndryshon ikonën dhe përditësohet me disa mundësi shtesë

Mund të duket e vështirë të besohet, por Google Maps po  feston ditëlindjen e 15-të.

Zakonisht, 15-vjeçarët nuk janë aq të dëgjueshëm, derisa me shumë vështirësi i përfundojnë detyrat e rekomanduara, transmeton Telegrafi.


Njëjtë nuk ndodhë edhe me aplikacionin për ofrimin e hartave, që është shumë i dëgjueshëm në raport me kërkesat e përdoruesve, si dhe aplikimin e tyre në praktikë.

Të gjithë eksperiencën e fituar gjatë kësaj kohë, inxhinierët që merren me teknologjinë zhvilluese të Google Maps, kanë punuar që ta përditësojnë me mundësi shtesë, për ta bërë edhe më praktikë në përdorim.

Ndryshimet janë vendosur të bëhen në këtë përvjetor të rëndësishëm, duke filluar nga ikona kryesore e këtij aplikacioni.

Pjesa e poshtme e aplikacionit është zgjeruar në masë të madhe, ku zënë vend pesë mundësitë, Explore, Commute, Saved, Contribute dhe Updates.

Me Updates, mund të shihni të gjitha destinacionet më të rëndësishme në atë zonë, ndërsa me Commute njoftoheni për sistemin e transportit, arritjet dhe nisjen. Si dhe të dhëna shtesë, lidhur me njerëzit me nevoja të veçanta.

Të gjitha këto mundësi, pritet ta bëjnë Google Maps shumë më të kërkuar, apo një aplikacion të domosdoshëm gjatë udhëtimit. /Telegrafi/