LAJMI I FUNDIT:

Google: Kemi dashur që Nokia të kalojë në Android

Google: Kemi dashur që Nokia të kalojë në Android

Në fund të ditës së dytë të panairit Mobile World Congress në Barcelonë në skenën e madhe para publikut të gjerë ka dalë kryesuesi i Google Eric Schmidt. Nuk ka thënë asgjë revolucionare, por ka përmendur se Google me të gjitha forcat e veta ka tentuar t’ia mbushë mendjen Nokias të kalojë në sistemin e tyre operativ.

Interneti mobil është ardhmëria, kjo është përafërsisht përmbledhja e asaj që Schmidt ka thënë në Barcelonë. Ai ka ndarë disa të dhëna interesante për shërbimet e Google (Chrome ka 120 milionë përdorues aktiv, e në YouTube çdo minutë ngarkohen 35 orë video materiale), si dhe ka paraqitur një aplikacion interesant për përpunimin e videove në kompjuterët tablet me sistem operativ Android. Mirëpo, pos këtyre, nuk ka pasur ndonjë paralajmërim dramatik.

Schmidt ka thënë edhe shumë gjëra tjera për komponentin e kërkimeve.

“Sa ma shumë të dhëna ndani me ne, aq më mirë do të funksionojë kërkimi”, ka thënë Schmidt, duke mos harruar të përmend se këtë do ta bëjnë ekskluzivisht me pajtimin e përdoruesve.


Ai ka përmendur edhe konceptin e kërkimit autonom, me ç’rast celulari juaj do të mund të kërkonte informata të rëndësishme për mjedisin tuaj derisa ecni, mirëpo nuk ka përmendur shërbime të radhës nga Google të cilat do të mundësonin këtë gjë. Duke u përgjigjur në pyetjet e përdoruesve, Schmidt ka pranuar se Google ka tentuar t’ia mbushë mendjen Nokias që të kalojë në Android.

“Definitivisht kemi tentuar”, ka thënë ai, duke mos u lëshuar në komente për partneritetin e krijuar kohë më parë në mes të Nokias e Microsoftit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

GoldenEye 007 më në fund po vjen në Xbox dhe Nintendo Switch

GoldenEye 007 më në fund po vjen në Xbox dhe Nintendo Switch

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Kalo në kategori