LAJMI I FUNDIT:

Google i shpall luftë Facebook-ut me lojëra sociale

Google i shpall luftë Facebook-ut me lojëra sociale

Google është duke planfikuar të debutojë me lojërat sociale, të cilat do të integrohen në rrjetin e saj social, Google +.

Gjiganti i internetit nga Lugina e Silikonit, Google, i ka ftuar zhvilluesit e lojërave sociale që t’i vendosin lojërat e tyre në rrjetin e saj social, thuhet sipas disa zhvilluesve të cilët nuk kanë dashur të identifikohen, për shkak të afërsisë me kompaninë Google.

Me planin e ri për zhvillimin e lojërave sociale, Google haptazi po tregon se do të garojë edhe me Facebook.com, ku beteja kryesore bëhet për anëtarë dhe para që vijnë nga reklamuesit.

Tanimë thuhet se Google do të mund të bashkojë forcat e saj me kompaninë që zhvillon lojëra për Facebook, Zynga, dhe kështu sadopak të ndalë ritmin e shpejtë të zhvillimit të Facebook. / Telegrafi /