LAJMI I FUNDIT:

Google do t’i ritkthejë të vdekurit në jetë, përmes robotëve

Google do t’i ritkthejë të vdekurit në jetë, përmes robotëve

Një raport i ri i publikuar nga TechWeek thotë se Google mund të fillojnë të punojë mbi disa mënyra që do t’i japin robotëve një personalitet të përshtatur, që ngjan me njerëzit e vërtetë apo ata të vdekur.

Kompanisë i është dhënë një patentë nga autoritetet amerikane, e cila flet për metodat dhe sistemet për zhvillimin e personalitetit të robotëve.

Ideja është që një robot potencialisht mund të përshtatet ose të programohet që të ketë karakteristika të personalitetit të përshtatur si dhe aftësi të lidhura nga platforma kompjuterike të cilën e njohim si cloud.

Në dokumentin e patentës deklarohet: "Një robot mund të programohet që të japë një vështrim të dëshiruar si dhe të ketë kokëfortësi të robotit, e cila mund të ndryshohet nga ana e përdoruesit ose nga vetë roboti. Për shembull, ndërfaqja e robotit të përshtatet për të dhënjë një personalitet për robotin”.


"Personaliteti i robotit mund të shpaloset më tej dhe të jetë i shpërndarë tek një numër më i madh i robotëve në vende të ndryshme."

Një anë potencialisht e errët e patentës është se Google do të mund ngarkojë personalitetet e njerëzve të vërtetë, duke përfshirë edhe të vdekurit.

Patenta e Google më tej thotë se "robotët mund të programohen për të marrë tipare nga personaliteti i njerëzve të vërtetë (p.sh., të sillen në bazë të dëshirës së përdoruesit, apo të një të të afërmi të vdekur, një njeriu të famshëm dhe kështu me radhë), në mënyrë që të marrë tipare të karakterit të njerëzve që më pas do të ndiqen nga roboti. "(Telegrafi)

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kalo në kategori