LAJMI I FUNDIT:

Gomonia me shqiptarët mbushet me ujë, bllokohen në kanalin Anglez

Gomonia me shqiptarët mbushet me ujë, bllokohen në kanalin Anglez

Një grup emigrantësh shqiptarë kanë rrezikuar jetët e tyre gjatë udhëtimit me gomone drejt Britanisë së Madhe përmes Kanalit të La Manshit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Mariglend Doçi, kandidat për kryetar të FRPD-së, shihen disa emigrantë të bllokuar në gomonen e përmbytur nga uji.


Ndikuar nga moti i keq, gomonia është mbushur me ujë prej dallgëve të detit. Ata duket janë tepër të shqetësuar dhe filmojnë me celularë atë që po ndodh.

Nuk ka unformacion për gjëndjen e tyre.

Shumë shqiptarë kanë zgjedhur të emigrojnë drejt Britanisë së Madhe, duke shkuar me gomone drejt vendit ishullor përmes kanalit të La Manshit.

Disa ditë më parë, ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel ka zhvilluar një takim me oficerët e policisë shqiptare të vendosur në Dover me qëllim zbatimin e planeve të përbashkëta për largimin e emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në këtë vend me gomone.

Patel u shpreh se ky plan do të trajtojë kriminalitetin e organizuar, migrimin e paligjshëm dhe do të synojë bandat kriminale. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori