Ylli i Atalantas, Alejandro "Papu" Gomez edhe një herë është lënë jashtë skuadrës, ndërsa shitja e tij në janar duket se po afrohet.

Trajneri Gian Piero Gasperini e ka lënë jashtë skuadrës edhe të mërkurën ndaj Bolognas, që është ndeshja e dytë radhazi.


Gomez gjithashtu kishte humbur edhe ndeshjen e së dielës ndaj Romës, pasi ka probleme mes tij dhe trajnerit

alejandro papu gomez atalanta fiorentina rio2ao621o9h1vvkqypdyu920

Sipas Goal.com Gomez ka të ngjarë të shitet në afatin kalimtar të janarit, me 32-vjeçarin që kërkon të shkojë te Milan ose Inter .

PSG po ashtu ka qenë e lidhur me Gomezin në javët e fundit, ndërsa në Serie A, nuk mungon as interesimi i Lazios. /Telegrafi/

telegrafi sport app