Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Matheus Nunes mirëpriti Frank Lampard të rikthehet në drejtimin e ekipit, me një gol të mrekullueshëm fluturimthi që të kujton Marco van Basten.

Wolves ka shënuar fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.


Goli i vetëm në këtë ndeshje për Ujqit u shënua nga Nunes, i cili shënoi një supergol në minutën e 31-të, duke e mirëpritur Lampardin në bankinën e Bluve.

Nunes shënoi një gol të bukur me një goditje të fortë fluturimthi, duke i çuar tifozët me të drejtë në entuziazëm në golin e parë të lojtarit për klubin.

Ky gol i Nunes ka bërë që të krahasohet me golin ikonik të legjendës holandeze, van Basten.

“Matheus Nunes është Marco van Basten, kjo është e gjitha”, ka shkruar komentatori Rob Draper në Twitter.

“Van Basten dil jashtë”, bëri shaka një fans tjetër.

"Nunes me golin e pretendentë të sezonit”, tha një tjetër mbështetës që ishte në lojë. /Telegrafi/

telegrafi sport app