Klubi kosovar i basketbollit, Golden Eagle Ylli, ka zyrtarizuar të martën mbrëma emërimin e trajnerit të ri.

Bëhet fjalë për Paco Olmos, spanjollin me përvojë ndërkombëtare, i cili rikthehet në basketbollin kosovar, por me një karriere të pasur në Evropë dhe Amerikën Latine.


Olmos ka punuar më parë në Sigal Prishtinë, ku u vlerësua për menaxhimin dhe rezultatet e arritura, ndërsa së fundi drejtoi skuadrën Halcones de Xalapa në Meksikë.

Përveç kësaj, ai ka përvojë në shumë ekipe dhe vende të ndryshme, duke sjellë një stil të njohur për ndërtimin e skuadrës dhe zhvillimin e lojtarëve.


Trajneri i ri do të debutojë në krye të Yllit të mërkurën mbrëma, në një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Trepçës, e cila mund të tregojë drejtimin e ri të ekipit për këtë sezon.

Klubi shpreson që eksperienca dhe strategjia e Olmos të sjellin stabilitet dhe rezultate pozitive, duke forcuar konkurrencën e Yllit në ligën kosovare të basketbollit dhe garat ndërkombëtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app