LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle, pija energjike që po pushton disa vende të botës

Golden Eagle, pija energjike që po pushton disa vende të botës

Se suksesi i pijes energjike nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Kosovës, më së miri e tregon lista e vendeve të botës ku ajo eksporton. Tani këtë pije ju mund ta gjeni në tri kontinente të botës: Evropë, Afrikë e deri në Amerikë. safe_image

Golden Eagle është kompani e certifikuar edhe me standardet evropiane ISO 22000:2005, ndëras ka angazhuar shumë institute kompetente për të mbikëqyrur cilësinë, siç janë: Instituti Austriak LAW GmbH, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Instituti Bujqësor i Kosovës dhe laboratorin që operon në kuadër të fabrikës duke bërë mbikëqyrjen e vazhdueshme të cilësisë.

Prodhuesi i kësaj pije energjike, kompania Frutex Sh.p.k. nga Theranda, i ka kushtuar një rëndësi jashtëzakonisht të madhe cilësisë dhe mbikëqyrjes së saj.

Golden Eagle ka disa lloje të pijes, që dallojnë nga shija dhe përmbajtja, si: Golden Eagle – pije Energjike jo-alkoolike me për mbajtje taurine, që largon lodhjen dhe gjumin; Golden Eagle Sugare Free – pije Energjike jo-alkoolike pa sheqer; Golden Eagle Erotic – pije Energjike jo-alkoolike me përmbajtje taurine, guarana, gingseng; Golden Eagle For All –  pije freskuese me shije të pijes energjike e cila nuk përmban kofein e taurin, Së shpejti pritet të dalin edhe shije të tjera të Golden Eagle.

Frutex Sh.p.k., nga totali prodhimit 40 për qind e eksporton ne 15 vende. Për momentin kjo kompani i ka të punësuar rreth 85 punëtorë. 2-golden-eagle

Më poshtë keni listën e vendeve ku është prezent: SHBA, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Austri, Zvicër, Gjermani, Itali, Gabon, Togo, Libi, Slloveni, Francë dhe Belgjikë.

Gjithashtu, vlen të ceket se kjo kompani ka investuar në linja moderne të prodhimit, ku për momentin operon me dy linja ndërsa gjatë dy muajve të ardhshëm pritet t’i lëshojë në funksion edhe dy linja të reja. /Telegrafi/