Vetëm pak ditë pasi solli projektin muzikor kushtuar dëshmorit Afrim Kalanica, Gold Ag ka nisur punë rreth këngës së re.

"Pa hile" mban titullin krijimi i ri muzikor i reperit, i cili do të vijë i realizuar me videoklip, pamje të së cilit Ariani ka publikuar në rrjete sociale.


Megjithëse nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij projekti artisti ka thënë se publikimi i tij do të bëhet së shpejti.

Veç kësaj kënge ai ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me këngëtarin Duli, i cili do të publikohet gjatë muajit të ramazanit./Telegrafi/

13187796_10207455821046720_116644785_n