Një 35-vjeçare nga Lipjani është vrarë ditën e sotme (e mërkurë) në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gruaja me inicialet H.M. dyshohet se u vra në oborrin para Klinikës së Gjinekologjisë derisa kishte dalë për të blerë gjësende.


Për rastin tronditës pati reagime të shumta e në mesin e tyre një të tillë e bëri edhe artisti shqiptar, Gold AG.

“Në një vend ku rruga e Zotit lëshohet, askush mos të çuditet më vonë se çka bëhet”, ka shkruar ai.

“O Zoti im kënaqe atë nënë me fëmijën e saj në Xhenet”, vazhdoi tutje këngëtari nga Presheva.

vrasjaaa  1 Vrasja e gruas para Gjinekologjisë në QKUK

Gruaja shtatzënë, e cila humbi jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj.

Për tashmë të ndjerën u raportua se ishte në proces të divorcit. /Telegrafi/

image 85  1 Vrasja e gruas para Gjinekologjisë në QKUK