Xherdan Shaqiri ka vazhduar me paraqitje fantastike në Angli.

Ylli nga Kosova me pasaportë zvicerane ka qenë titullar si gjithnjë për Stoke Cityn në përballje me Leicester Cityn 2:2.


Gjilanasi ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim për t'ia siguruar një piké skuadrës së tij.

20171104 153333 Notat e futbollistëve të Stoke City, ku Xherdan Shaqiri kishte më të lartën 8.2

Fillimisht Xherdani shënoi në minutën e 39-të pas asistimit nga Chupo Moting.

Ndërkohë në minutën e 73-të, ylli nga Kosova i Përfaqësueses së Zvicrês dhuroi një asistim për Peter Crouch i cili barazoi rezultatin në 2-2.

Goli i sotëm ishte i dyti për Xherdanin këtë edicion në Ligën Premier.

25-vjeçari përpos dy golave ka bërë edhe katër asistime.

Në fund të ndeshjes, Shaqiri është shpallur si futbollisti më i mirë me notën 8.2. /Telegrafi/

https://m.youtube.com/watch?v=uZfaONtKU_8

telegrafi sport app