LAJMI I FUNDIT:

Goditi me grusht Berishën, Prokuroria kërkon shtrimin në psikiatri për Gerti Shehun

Goditi me grusht Berishën, Prokuroria kërkon shtrimin në psikiatri për Gerti Shehun

Pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrimin në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun, personi i cili qëlloi me grusht në fytyrë ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës që po mbahej më 6 Dhjetor.

Sipas ekspertizës 31-vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht.

Sipas Prokurorisë, Shehu duhet të shtohet në një spital psikiatrik. Kërkesa e prokurorisë ka ardhur pas administrimit në dosjen hetimore të akt-ekspertimit psiko-ligjor, sipas të cilit Shehu është vlerësuar i papërgjegjshëm mendërisht.


Kujtojmë se më herët edhe mjeku që ndiqte të riun, Sadik Lala ka pohuar për Euronews Albani se Gerti Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Gerti Shehu akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

Më herët avokatët e Shehut kishin kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik, por një gjë e tillë nuk u pranua nga gjykata. /Telegrafi/