LAJMI I FUNDIT:

Policia e Krujës godet grupin e hajdutëve, të maskuar dhe me leva ishin kthyer në tmerrin e bizneseve

Policia e Krujës godet grupin e hajdutëve, të maskuar dhe me leva ishin kthyer në tmerrin e bizneseve

Policia e Krujës ka arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim tre të tjerë, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që ka kryer vjedhje në Fushë Krujë.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar shtetasit me iniciale A. B., 24 vjeç, G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Shtetasi K. B. u kap ndërsa drejtonte një automjet të marrë me qira, i cili ishte përdorur nga grupi për të kryer vjedhjet dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.

Grupi dyshohet se ka kryer dy vjedhje në datat 27 dhe 28 mars 2025, ku kanë marrë 16,000 lekë dhe 21 celularë nga dy subjekte të ndryshme. Pjesë e grupit janë shpallur në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. 33 vjeç, të gjithë banues në Kamëz.


Një prej të arrestuarve është në kërkim edhe për dy vepra të tjera penale, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Policia po vijon hetimet dhe kërkimin për kapjen e personave të shpallur në kërkim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Arrestohet Dardan Molliqaj, PSD kërkon lirimin e tij

Lajme
Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

Lajme
KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

Lajme
Dimal Basha: LDK-ja ka deputetë jo legjitimë

Dimal Basha: LDK-ja ka deputetë jo legjitimë

Lajme
Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Dështimi i seancës konstituive - nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

Lajme
Kalo në kategori