GO+ Peja merr fitoren e parë në ENBL, triumfon bindshëm ndaj ekipit bullgar Spartak Pleven

GO+ Peja ka marrë fitoren e parë në ENBL, duke mposhtur me rezultat bindës 96-81 ekipin bullgar Spartak Pleven.
Skuadra kosovare dominoi që nga fillimi i ndeshjes, duke ndërtuar epërsi të madhe që në çerekun e parë duke mbajtur kontrollin gjatë gjithë takimit.
Pejanët fituan tri nga katër çerekët (28–9, 25–25, 29–22, 14–25), me një fillim të furishëm që praktikisht e vendosi fatin e ndeshjes që në pjesën e parë (53–34 në pushim).
Syler Flatten ishte lojtari më produktiv i Pejës me 21 pikë, 3 kërcime, 3 asistime.
Me paraqitje pozitive u dallua edhe Jordan Johnson me 13 pikë, 4 kërcime, 8 asistime, teksa 13 pikë dhe 12 respektivisht i shtuan edhe Musab Mala dhe Tajh Green.
Ndeshjen e ardhshme në ENBL, Peja do ta luajë në udhëtim ndaj skuadrës polake Dziki Warszawa./Telegrafi/


















































