LAJMI I FUNDIT:

GM6 është modeli i ri në Android One me flash për selfie dhe sensor të gishtave

GM6 është modeli i ri në Android One me flash për selfie dhe sensor të gishtave

Një telefon i ri Android One është prezantuar. Duke ardhur nga prodhuesi turk General Mobile, GM6 fuqizohet nga procesori MediaTek MT6737T me 1.5 GHz dhe ka ekran të madhësisë prej 5 inç.

RAM memoria ka kapacitet prej 3GB ndërsa hapësira e brendshme vjen me 32GB. Kamera kryesore ka 13MP ndërsa dytësorja me 8MP përdoret për selfie dhe ka flash/ndriçues.


Telefoni punon me Android 7.0 Nougat në një bateri me kapacitet prej 3,000 mAh. Sensori i gjurmëve të gishtërinjëve është poashtu i integruar në pullën ‘home’.

Për momentin, nuk ka informata rreth çmimit të GM6.