LAJMI I FUNDIT:

GLPS: Kriza institucionale i kushtoi vendit me mosanëtarësim në Këshillin e Evropës

GLPS: Kriza institucionale i kushtoi vendit me mosanëtarësim në Këshillin e Evropës

Më 13 e 14 maj, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës u mblodhën në Luksemburg në takimin e tyre vjetor.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike në një reagim për media thekson se fatkeqësisht, në këtë takim nuk u diskutua kërkesa për anëtarësim e Kosovës e cila ka mbetur peng që nga viti i kaluar.

“Kjo situatë vjen në mes tjerash, si rezultat i paaftësisë së forcave politike parlamentare për kompromis për formimin e një legjislature dhe qeverie stabile pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti.


Javët e kaluara do të duhej të ishin të mbushura me lobim intensiv dhe strategjik nga të gjithë akterët politikë për një votim të suksesshëm. Fatkeqësisht, në fakt ato u mbushën me debate shterpë mbi emrat dhe procedurat e mundshme për konstituim të Kuvendit”, thuhet në reagim.

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, një hap prapa i paralajmëruar
Lexo po ashtu Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, një hap prapa i paralajmëruar

GLPS tutje thekson se fakti që nuk ka kuvend funksional edhe pas 15 tentimeve për zgjedhjen e një kryetari është pasqyra më e keqe e mundshme për vendin tonë.

Sipas tyre, një situatë e tillë po i kushton rënd Kosovës në aspiratat e saj integruese, si në aspektin e humbjes së mundësive të rëndësishme sikurse anëtarësimi në KiE, e po ashtu edhe ne përfitimin nga Plani i Rritjes së BE-së, për të cilin GLPS reagoi publikisht para disa ditësh.

“GLPS dëshiron të rikujtojë se me mos trajtimin e aplikimit tani, votimi i radhës shtyhet për në maj të vitit të ardhshëm. Duke marrë parasysh kontekstin e luftës në përfundim e sipër në Ukrainë, nuk është larg mendsh që deri në maj të vitit të ardhshëm Rusia të riinstalohet si anëtar i KiE, gjë që praktikisht do ta pamundësonte anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë.

Prandaj GLPS shfrytëzon rastin që edhe njëherë të bëjë thirrje për përgjegjësi politike nga të gjithë forcat politike parlamentare dhe themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të qëndrueshme, forta dhe stabile në mënyrë të ruhet interesi afatgjatë politik, ekonomik dhe financiar i vendit”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Lajme
Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Lajme
Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Lajme
Gentrit Hafir Shala kërkon dëshminë e këshilltarit të Kurtit për zhdukjen e babait të tij, akuzon Kryqin e Kuq për bllokim të dëshmisë

Gentrit Hafir Shala kërkon dëshminë e këshilltarit të Kurtit për zhdukjen e babait të tij, akuzon Kryqin e Kuq për bllokim të dëshmisë

Drejtësi
Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Lajme
Kalo në kategori