LAJMI I FUNDIT:

Global G.A.P: Kriteret, standardet dhe zbatimi praktik

Global G.A.P: Kriteret, standardet dhe zbatimi praktik

Kompania RECURA në partneritet me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe me mbështetjen e USAID dhe Ministrisë së Financave të Austrisë, për herë të parë në Kosovë organizon trajnimin dhe certifikimin në fushën Standardit të Integruar të Sigurisë “Globalg.A.P. “

Në procesin e trajnimit dhe të certifikimit marrin pjesë këshilltar profesionist të cilët kanë shprehur interesimin për tu certifikuar me Inspektor Ferme “Preferred Farm Assurers”. Për herë të parë në vendin tonë ekziston mundësia ekskluzive që të interesuarit në këtë fushë të certifikohen pa pasur nevojë që të largohen nga Kosova.

Trajnimi do mbahet nga data 3-5 Qershor në Hotel Sirius. Me njohësit dhe ndërmarrjet liderë në fushën e bujqësisë në vend. Siç u theksua, për shkak të natyrës mjaft strikët të trajnimit, përzgjedhja e pjesëmarrëseve ka qenë mjaft strikte dhe në disa faza. Audienca e synuar kanë qenë ekspertët me përvojë në fermat kosovare për rritjen e frutave, perimeve, dhe drithërave, si dhe këshilltarët profesionist.

Global G.A.P. është standard i njohur ndërkombëtarisht në fushën prodhimit bujqësor. Certifikimi në këtë fushë është proces i cili është zhvilluar për shumë vite duke u mbështetur në studimet dhe përvojat shumë vjeçare të ekspertëve bujqësor, ekspertët e industrisë, prodhuesve dhe tregtarëve në gjithë botën.

Global G.A.P. Certifikata mbulon: sigurinë në ushqim, prejardhjen, ambientin (përfshirë biodiversitetin), shëndetin e punëtorëve, sigurinë dhe mirëqenien, përshirë edhe kafshët, Menaxhimi i Integruar i Rendimenteve (ICM), Kontrolli i integruar i Pesticideve (IPC), QMS, dhe HACCP.

Recura Financals është ofrues Kosovar i shërbimeve këshilluese i fokusuar në ofrimin e konsulencës për biznese, të natyrës financiare dhe menaxhimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. RECURA ka në kuadër të saj ekspert të fushës se financave, ekonomisë, biznesit dhe menaxhimit, të arsimuar në Universitetet kulminante në Mbretërinë e Bashkuar dhe ShBA, me një përvojë të gjatë në Kosovë dhe përvojë ndërkombëtare.

Portfolio e klientëve të RECURA dhe portfolio e shërbimeve këshillimore përfshinë një thesar të njohurive dhe përvojave si ne sektorin publik njashtu edhe atë privat. /Telegrafi/