LAJMI I FUNDIT:

Gliha nënvizon disa ndeshje të vështira si trajner, por insiston se ajo ndaj Andorrës ishte më e vështira

Gliha nënvizon disa ndeshje të vështira si trajner, por insiston se ajo ndaj Andorrës ishte më e vështira

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka dhënë një intervistë të gjatë mediumin e njohur kroat index.hr.

Slloveni sërish ka nënvizuar se ndeshja me Andorrën të cilën Kosova e fitoi 3-0, ishte më e vështira në karrierën e deritashme të tij.

Kosova ndaj Andorrës si mysafir mori fitoren e parë në kualifikimet për “Euro 2024”.


“Gjatë karrierës, si selektor i të rinjve të Sllovenisë, kam fituar ndaj kampiones së botës, Serbisë. Kam barazuar me Francën dhe Portugalinë, por a e dini se cila ishte ndeshja më e vështirë në jetë? Kjo e fundit ndaj Andorrës, të cilën e kemi fituar 3-0. Pikërisht për faktin se i jam frikësuar reagimit të lojtarëve të mi. Jo të tyre, por tanëve. Jam frikësuar se a do ta kemi atë 1 për qind për të cilin flas vazhdimisht”.

“Nëse nuk je në 100 për qind, pavarësisht se sa i fortë je, lehtë mund të vije deri te befasia. Treguesi më i mirë është barazimi i Kosovës sime me Andorrën. Ai rezultat ka groposur ambiciet në fillim të kualifikimeve. Unë vazhdimisht u them lojtarëve që 99 për qind nuk vlen asgjë. Vetëm nëse je në maksimum pa asnjë kalkulim, atëherë do të materializosh kualitetin. Futbolli i sotëm është i tillë. Nuk ka kundërshtar të lehtë dhe nëse nuk je në 100 për qind, secili mund të shkaktojë probleme. Andorra mori pikë ndaj nesh, më pas Bjellorusia. Pastaj Bjellorusia mori pikë ndaj Zvicrës. E tëra është në atë 1 për qind”, ka thënë Gliha për index.hr.

Gliha është ndalur edhe te fitorja e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit, duke thënë se nuk është befasuar nga ky rezultat.

Gliha thyen heshtjen dhe flet për përplasjen që pati me Edon Zhegrovën në Rumani
Lexo po ashtu Gliha thyen heshtjen dhe flet për përplasjen që pati me Edon Zhegrovën në Rumani

“Për mua debakli i Dinamos në Prishtinë nuk është asnjë lloj befasie. Edhe para ndeshjes kam thënë që Dinamo do të ketë probleme të mëdha. Pikërisht për atë 1-përqindëshin e famshëm që e përmend vazhdimisht. Sot kur e nënçmon kundërshtarin, je i mbaruar. Dinamo nuk e ka më Bobanin apo Prosineckin që të shkojë atje dhe të thotë që do të fitojë lehtë ndeshjen”, përfundoi Gliha.

Kosova ka marr vetëm 7 pikë nga 7 ndeshje, me një fitore, katër barazime dhe dy humbje, duke humbur plotësisht gjasat për Euro 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori