Glazers janë gati ta shesin Man Utd, i vendosin edhe çmimin

Familja Glazer thuhet se është e hapur për të shitur aksionet e saj në Manchester United, por vetëm nëse ofertat tejkalojnë 5 miliardë funte.
Ndërsa qarkullojnë thashetheme për një blerës të mundshëm misterioz, burimet kanë mohuar përfshirjen nga Arabia Saudite ose Katari.
“Nëse ka një investitor misterioz, ai nuk është nga Arabia Saudite. Ka mohime edhe nga pala e Katarit”, ka thënë një burim.
🚨BREAKING!
The Glazers are open to selling their stake in Manchester United for offers exceeding £5 billion.
[@CrossyDailyStar] pic.twitter.com/SzuSN9Zj7Z
— SimplyUtd (@SimplyUtd) October 9, 2025
Personat brenda klubit mbeten në errësirë, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje nuk është afër.
Megjithatë, ka spekulime se familja Glazer mund të jetë duke zhvilluar bisedime të pavarura me investitorët, duke sugjeruar se lëvizja prapa skenave mund të jetë ende në zhvillim e sipër. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































