LAJMI I FUNDIT:

“As gjysma e Planit 3-6-9 nuk është realizuar”

“As gjysma e Planit 3-6-9 nuk është realizuar”

Instituti për Demokraci “Societas Civilis”(IDSCS) që merret me mbikëqyrjen e realizimit dhe plotësimit të reformave që parashihen në “Planin 3-6-9” vlerësojnë se për 41% janë realizuar aktivitetet e parapara ndërkaq kërkojnë plotësim të tij.

Sa i takon pjesës së tremujorit të “Planit 3-6-9” nga IDSCS konstatojnë se 73 aktivitetet e parapara, plotësisht janë përmbushur 41% e tyre, si pjesërisht të përmbushura janë 16% e tyre, kurse si të paplotësuara janë 14% e tyre. 29% e aktiviteteve konsiderohen si të pamatshme.


Si aktivitete apo masa të pamatshme janë vlerësuar ato të cilat nuk mund të vërtetohet statusi se janë plotësuar pasi që nuk ekziston burim i sigurt në bazë të cilit do të mund të caktohet realizimi i tyre.