LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj rikthehet në Ligën e Kampionëve

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj rikthehet në Ligën e Kampionëve

Gjyqtari i njohur kosovar, Bekim Zogaj, do të ketë edhe një përvojë të re në garën elite të klubeve evropiane në futboll, Ligën e Kampionëve.

Zogaj është caktuar të jetë asistenti i parë në ndeshjen e rrethit të dytë kualifikues në mes të Rosenborg (Norvegji) dhe Celtic (Skoci).

Takimi do të zhvillohet më 1 Gusht në Lekerndal Stadium të Trondheim në Norvegji.


Ndeshjen e parë e kishte fituar Celtic 3:1, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Zogajt i besohet ndarja e drejtësisë në këtë nivel garash.

Bekim Zogaj jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Zvicër, e disa herë ka qenë në Kosovë për të ndarë përvojën e tij me kolegët nga Kosova.

Ai do jetë në Kosovë nga 4-11 Gusht në seminarin e radhës për gjyqtarët e futbollit kosovar.

Gjyqtari nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, drejtoi me sukses sfidën Barcelona-Manchester City për të rinj. /SportPlus/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

La Liga
Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

La Liga
Sulmuesi i Gjermanisë që mban breshkat në frigorifer - Tim Kleindienst zbulon pasionin dhe dashurinë e tij për kafshën e veçantë

Sulmuesi i Gjermanisë që mban breshkat në frigorifer - Tim Kleindienst zbulon pasionin dhe dashurinë e tij për kafshën e veçantë

Ndërkombëtare
Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori