LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari Muhamet Rexha zgjidhet anëtar i KGJK-së

Gjyqtari Muhamet Rexha zgjidhet anëtar i KGJK-së

Të enjten në Gjykatë Supreme, është zhvilluar votimi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga radhët e Gjykatës Supreme.

Komisioni i përbërë nga gjyqtarja Makifete Saliuka, anëtare e KGJK-së, njëherësh kryetare e komisionit, dhe katër anëtarët tjerë, kryesuesi i zgjedhur i KGJK-së, gjyqtari Nehat Idrizi, gjyqtari dhe anëtari i KGJK-së, Agim Maliqi, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Nenad Lazic si dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi, kanë prezantuar para gjyqtarëve të Supremes procedurat e votimit.


Pesëmbëdhjetë gjyqtarët e Gjykatës Supreme, përfshirë kryetarin Dr. Fejzullah Hasani, kanë votuar sipas rendit alfabetik, për njërin nga dy kandidatët në garë, gjyqtarin Shukri Sylejmani dhe gjyqtarin Muhamet Rexha.

Pas votimit të fshehtë, kryetarja e komisionit ka numëruar votat prej nga me shumicë votash, anëtar i Këshillit Gjyqësor nga Gjykata Supreme, është zgjedhur Muhamet Rexha.

“Ky i fundit është zotuar se do të përfaqësojë interesat e gjyqësorit dhe të Gjykatës Supreme në këtë institucion si dhe do të jap kontribut në përmirësimin e gjendjes në të cilën aktualisht është sistemi i drejtësisë në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori