Ndeshja Kosovë-Rumani e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024” do të zhvillohet sipas orarit të përcaktuar.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, holandezi Danny Makkelie, së bashku me delegatin e ndeshjes nga Belgjika, e kanë inspektuar fushën në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Ata janë dakorduar që pjesa më e madhe e fushës i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjes. Lojtarët dhe gjyqtarët tashmë janë në fushë duke bërë nxehjen.

352235588 796620011877833 8656285451015497144 n

Shiu i madh që ka rënë në dy ditët e fundit ka rënduar fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Punëtorët e stadiumit pa ndalur kanë punuar që fusha të jetë në gjendje më të mirë.

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë është në orar nga ora 20:45. Kosova ka dy pikë nga dy ndeshje e para, ndërsa Rumania ka gjashtë pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app