LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari i Fierit u kërcënua nga Ben Qimja, reagon Unioni i Gjyqtarëve

Gjyqtari i Fierit u kërcënua nga Ben Qimja, reagon Unioni i Gjyqtarëve

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar përmes një deklarate publike pas lajmit se gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjap, denoncoi se ishte kërcënuar nga Arben Isufaj i njohur ndryshe me nofkën ‘Ben Qimja’.

Në njoftimin zyrtar Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpeh shqetësimin për klimën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe pasigurisë të krijuar kohët e fundit në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët.

Gjithashtu unioni i bën thirrje organeve kompetente të veprojnë për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe të vendosin përpara përgjegjësisë penale autorin e dyshuar.


Deklarata e plotë:

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, pasi u njoh me njoftimin në media se gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Fier është kanosur me jetë për shkak të detyrës së tij si gjyqtar në këtë Gjykatë, dënon me forcë çdo lloj përpjekje e veprim që kanos jetën, shëndetin, pronën e gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre.

Unioni u bën thirrje organeve të ndjekjes penale të veprojnë sa më shpejt për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë e për të vënë përpara përgjegjësisë penale autorin e dyshuar.

Unioni shpreh shqetësimin për klimën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe pasigurisë të krijuar kohët e fundit në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, pasi deklaratat e veprimet që ndikojnë në krijimin e kësaj klime dhe pasigurie, po kthehen në fenomen shumë të rrezikshëm, jo vetëm për sigurinë e gjyqtarëve por, edhe për vetë shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit në vendin tonë.

Unioni bën thirrje për shmagien e këtij fenomeni pasi, nuk ndihmon në rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, forcimin e pavarësisë së vendim-marrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Së fundmi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dëshiron të theksojë edhe një herë angazhimin e tij maksimal në luftën kundër çdo fenomeni antiligjor dhe joetik të vërejtur në punën dhe jetën e përditëshme të gjyqtarëve, sikurse dëshiron të theksojë edhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave dhe forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori