Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas pushimit të ndeshjeve të Kombëtareve.

Ndeshjet e xhiros së 26-të startojnë nga dita e enjte, ku Drita dhe Gjilani hapin këtë xhiro.


Tanimë është hedhur shorti edhe për gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë për ndeshjet e kësaj xhiroje.

Gramoz Shala do të ndajë drejtësinë në derbin e qytetit të Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit.

Ndërkohë derbi tjetër mes Llapit dhe Ballkanit do të luhet të shtunën do të gjykohet nga Genc Nuza. /Telegrafi/

Orari:

27.03.2025 (e enjte)

14:00 – Drita – Gjilani

28.03.2025 (e premte)

14:00 – Prishtina – Feronikeli ’74
14:00 – Suhareka – Malisheva

29.03.2025 (e shtunë)

14:00 – Llapi – Ballkani
14:00 – Ferizaj – Dukagjini

telegrafi sport app