Gjyqi i Blake Lively kundër Justin Baldonit shtyhet për në maj 2026

Gjyqi mes aktorëve Blake Lively dhe Justin Baldoni është shtyrë për dy muaj.
Fillimisht ishte planifikuar për 9 mars 2026, tani do të nisë më 18 maj 2026.
Vendimi u mor nga gjyqtari Lewis J. Liman në Gjykatën e Qarkut të New Yorkut, i cili sqaroi se çështjet penale kanë përparësi ndaj atyre civile.
- YouTube www.youtube.com
Gjatë seancës së fundit, gjykatësi u sugjeroi palëve të konsiderojnë mundësinë e një zgjidhjeje jashtë gjyqit.
Seanca e radhës dëgjimore është caktuar për 22 janar.
Rasti nisi pasi Blake Lively paditi bashkë-aktorin dhe regjisorin e filmit "It Ends With Us", Justin Baldoni, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit.
Ajo kërkon dëmshpërblim mbi 160 milionë dollarë. Baldoni i ka mohuar të gjitha akuzat.
Ndërkohë, kundërpadia e tij ndaj Livelyt për zhvatje dhe shpifje, me vlerë 400 milionë dollarë, është rrëzuar nga gjykata.
Të dy aktorët pritet të dëshmojnë personalisht gjatë gjyqit në New York. /Telegrafi/




























































