LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin ‘Titanik’ vazhdon më 20 dhjetor

Gjykimi për rastin ‘Titanik’ vazhdon më 20 dhjetor

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore ‘Titanik’ vazhdon më 20 dhjetori. Në seancën e sotme u dëgjuan dëshmitarë se si janë dhuruar para dhe shërbimi për fushatën e OBRM-PDUKM-së në vitin 2011.

Të fundit u dëgjuan dëshmitarët, të cilët në vitin 2011 kanë qenë drejtorë të firmave ‘Siiva’ dhe ‘MIK Sveti Nikole’. Ata u përgjigjën në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj prokurores Lile Stefonvska nëse firmat e tyre kanë dhënë shërbime për fushatën e OBRM-PDUKM-së në vitin 2011 dhe si i kanë paguar, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes firmave të treta. Pasi dëshmitarët nuk mund të mbanin mend si kanë fakturuar, prokurorja ju ceku firmat konkrete, ku ndodhet edhe firma ‘Poliesterdej’, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më herët, me propozim të Prokurorisë si dëshmitar i parë u dëgjuan Sead Koçan, i cili në vitin 2011 ka qenë drejtori i ‘Transmet’, dhe i cili tha se nuk mban mend, por ai personalisht mendon se asnjëherë nuk ka dhurar para asnjë partie politike.

I pyetur nëse firma ‘Transmet’ në të cilën ka qenë drejtor ka dhuruar OBRM-PDUKM-së, Koçan tha se firma asnjëherë nuk ka dhuruar për atë parti politike..

I dyti që është dëgjuar ka qenë dëshmitari Zdravko Koçishki, pronar i firmës për
huamarrje të pajisjes audio dhe vizuale për ngjarje, i cili ka thënë se për hua të
kësaj pajisje në vitin 2011 nuk i kanë faturuar partisë politike VMRO-DPMNE,
por pas kontrollit me Prokurorinë është vërtetuar se firma e tij ka faturuar për
shërbime të kompanisë “Transmet”

I pyetur se si është paguar për pajisjen e huazuar të OBRM-PDUKM-së, dëshmitari ka thënë se nuk mund t’i kujtohet për diçka para dhjetë vitesh.
“Në konsultim me njerëz të juaj kur kanë ardhur te ne në firmë dhe gjatë kontrollit nëse kemi faturuar ndaj firmës “Transmet”, ka dalë se kemi faturuar”, ka thënë dëshmitari Koçishki.

Në pyetjen e mbrojtjes se si kanë faturuar për pajisjen e huazuar të LSDM-së drejtpërdrejtë ose përmes firmave të treta, dëshmitari ka thënë se nuk i kujtohet.

Në seancën e sotme duhej të dëgjohej edhe dëshmitari Login Koçishki, por nuk është siguruar prania e tij.

Gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, të propozuara nga prokuroria. Lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shaban, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile
Stefanovska

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori