Gjykimi për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale do të vazhdojë më 17 prill.

Në seancën e sotme u prezantuan dëshmi materiale dhe sërish u dëgjuan “bomba”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi që të mos përsëriten dëshmitë, të cilat edhe më parë janë prezantuar para trupit gjykues.

Të akuzuarit nuk u pajtuan me këtë dhe kërkuan që të vazhdojë prezantimi i dëshmive.

Në një nga “bombat” dëgjohej se si dy të akuzuarit bisedojnë për zgjedhjet, ndërsa njëri kërkoi që të votojë për Strumicën, pasi do të jetë e nevojshme për Çairin.

Në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI të cilët akuzohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e kanë shkatërruar materialin zgjedhor./Telegrafi/