LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për organizatorët e 27 prillit vazhdon më 15 maj, do të dëshmojë Vesel Memedi

Gjykimi për organizatorët e 27 prillit vazhdon më 15 maj, do të dëshmojë Vesel Memedi

Gjykimi për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend, do të vazhdojë më 15 maj, kur pritet të dëshmojnë Vesel Memedi dhe Stefan Mlladenovski.

Në seancën e sotme dëshmoi Antonio Koçkov, i cili tha se është anëtarë i OBRM-PDUKM-së dhe i ka mbështetur protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kemi pasur grup në Viber, përmes të cilit kemi komunikuar dhe është treguar se kur dhe ku duhej të mblidheshim”, tha dëshmitari.

Ai deklaroi se më 27 prill 2017 nuk ka qenë në protesta, por ka ardhur më vonë kur ka ndodhur sulmi.

“Unë e di se OBRM-PDUKM publikisht i ka mbështetur protestat. Kjo ka qenë edhe në televizor. Por nuk e di nëse i kanë organizuar ose vetëm i kanë mbështetur”, th ai.

Në seancën e sotme për herë të dytë ka dëshmuar edhe Oliver Spasovski, i cili më herët ishte dëshmitarë ndaj dhunuesve të deputetëve.

Ndryshe, si organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit akuzohen Trajko Veljanovski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasovski./Telegrafi/