Ndikimi i politikës në drejtësi po shihet si një prej faktorëve kryesorë që po shtynë apo zvarritë trajtimin në gjykata të rasteve apo aferave të dyshuara të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të cilat protagonistë janë edhe figura të njohura politike.
Zvarritja e lëndëve dhe ndikimi politik në drejtësi, përmenden edhe në Raportin e Progresit për vitin 2019, të lansuar këto ditë nga Komisioni Evropian.
Si ngecje në raport janë edhe dënimet e ulëta, korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe si dhe konfiskimi tepër i ultë i pasurisë së fituar në mënyrë joligjore. Raporti kritikon po ashtu edhe paaftësinë e gjyqësorit për t’i trajtuar me prioritet rastet e shënjestruara.
Me gjetjet e raportit pajtohen edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, të cilët thonë se zvarritja për vite të tëra e lëndëve ku janë të përfshirë persona të profilit të lartë, sjell shumë shpesh situatën e parashkrimit të lëndëve.
Genc Nimoni nga organizata ÇOHU, thotë se nuk ka vullnet për të vazhduar dhe proceduar këto lëndë.
“Jemi duke parë çdo ditë që rastet e profileve të larta të cilat janë edhe në shqyrtim po dështojnë. Kemi diku më shumë se 5 vjet që nuk e kemi asnjë të ndëshkuar të profilit të lartë për rastet e korrupsionit apo të krimit të organizuar. Kjo edhe njëherë dëshmon për mungesë të efikasitetit dhe të rezultateve të organeve të drejtësisë, në veçanti në ndjekje e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thotë Nimoni.
Një nga rastet e profilit të lartë në Kosovë, që konsiderohet se është zvarritur nga sistemi i drejtësisë, është rasti i njohur “Pronto”, ku protagonist kryesor është ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci si dhe 11 persona të tjerë, përfshirë ministri aktual, Besim Beqaj dhe deputeti Zenun Pajaziti.
Për këtë rast ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Përmes profilit të tij zyrtar në Twitter, Kosnett ka shkruar se sa më i rëndësishëm rasti gjyqësor, po shihet se procedurat ligjore po zgjasin më shumë.
“Kur do të shohim ne progres në rastin ‘Pronto’”, ka shkruar ambasadori.
Po ashtu ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se po ndërmarrë hapa për të mos iu lëshuar viza biznesi apo turizmi individëve nga Kosova që janë të përfshirë në raste të mëdha të krimit dhe korrupsionit. Aty, përmenden edhe disa raste të korrupsionit dhe krimit, për të cilat, ambasada amerikane shpreh shqetësimin, se si askush deri më tani nuk është duke u mbajtur përgjegjës.
“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezente në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, thuhet tutje në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se akterët brenda sistemit të drejtësisë nuk kanë guxim të merren me rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar ku janë të përfshirë njerëz të politikës.
Sipas tij, kjo tregon mungesën e profesionalizmit që të procedojnë këto lëndë varësisht afateve të cilat janë të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale.
“Ky është mesazhi më negativ i mundshëm, përderisa publiku e sheh se si një zyrtar i lartë nuk ka arrin të hetohet dhe të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm dhe kemi raste kur zgjasin me vite. Reagimi i ambasadës amerikane ishte përkitazi me rastin Pronto, i cili ndonëse përgjimet janë të një kohë shumë të largët, po ashtu edhe afera në publik ka kohë që ka dalë, dhe ende nuk kemi një përgjigje definitive nga institucionet e drejtësisë”, thotë Shala.
Në tre vjetët e fundit në Kosovë, asnjë zyrtar i profilit të lartë nuk është dënuar për korrupsion me aktgjykim të formës së prerë dhe burg efektiv.
Në prokuroritë dhe gjykatat vendore, mbesin ende qindra raste të papërfunduara që lidhen me korrupsionin. Ndërsa mungesa e efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimisht, është vlerësuar si pengesë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht