LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësit e Gjykatës Penale të Shkupit me orar të ri në 2018-tën

Gjykatësit e Gjykatës Penale të Shkupit me orar të ri në 2018-tën

Gjykatësit në Gjykatën penale prej sot do të punojnë sipas orarit të ri që e përgatiti kryetari Ivan Xholev.

Me orarin janë bërë ndryshime drastike, dhe një pjesë më e madhe e lëndëve të Prokurorisë speciale publike shkojnë tek gjykatësit e rinj.

Në Sektorin për krim të organizuar prej sot janë gjykatësit Ognen Stavrev, Dobrilla Kacarska, Vlladimir Tufegxhiq, Xheneta Bektoviq, Goran Boshevski, Vaska Nikollovska Masevska, Darko Todorovski, Osman Shabani dhe Sofçe Gavrillova Efremova.


Gjykatës të procedurës paraprake në Sektorin për krim të organizuar janë Seat Rexhepagiq, Vesna Dimishkova dhe Nenad Saveski.

Këshillat penal do t’i drejtojnë gjyjatësit Ilija Tërpkov dhe Gordana Spirevska, ndërsa anëtarë janë Daniella Aleksovska Ristevska, Maria Kletniçka-Markovska dhe Sllavica Naumova-Josifovska.

Në listën e gjykatësve të cilët do të gjykojnë në Sektorin penal-për të rritur janë gjykatësit Sofija Laliçiq, Lenka Davitkova, Elena Ilievska-Josifoviq, Lidija Zimbovska, Ljubinka Basheska, Sllavica Andreevska, Dushan Josifov, Ilija Tërpkov, Gjoko Ristov…

Me orarin e ri në procedurë paraprake janë sistemuar Sandra Kërstiq, Daniella Dimovska dhe Vasill Dinkovski, ndërsa në ekzekutim të sanksioneve janë Pajazit Pajaziti dhe Aleksandar Milloshevski.

Kundërvajtje në komunikacion do të gjykojnë Tatjana Mihajllovska, Vlladimir Pançevski, Marjan Grubisha, Vesna Tagasovska, Hamdirefet Baftiari, Sulejman Memeti dhe Verka Petkovska.

Lëndë të cilat kanë të bëjnë me shkeljen e rendit dhe qetësisë publike sërish do t’i gjykojnë gjykatësit Naser Haxhiahmetagiq, Vesna Kostova Spasevska dhe Monika Bahçovanska, përderisa Jane Tapanxhiovski, Vesna Mitkova dhe Lidija Petrovska do të gjykojnë kundërvajtjen nga ekonomia.

Gjykatësit Ivica Stefanovski dhe Lirie Elezi Ajrullau me orarin e ri janë në Sektorin penal-për të mitur.

Gjykatësit të cilët nuk janë të kënaqur me orarin e ri kanë të drejtë për ankesë në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Para Vitit të Ri edhe kryetari i Gjykatës themelore Shkup 2, Ilir Sulejmani bëri orar të ri, në të cilin nuk ka ndryshime më të mëdha si në Gjykatën penale./Koha/