LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësi amerikan ndali ekzekutimin e Lisa Montgomery, disa orë para se t’i bëhej injeksioni vdekjeprurës

Gjykatësi amerikan ndali ekzekutimin e Lisa Montgomery, disa orë para se t’i bëhej injeksioni vdekjeprurës

Një gjykatës amerikan autorizoi ndalimin e ekzekutimit të Lisa Montgomery – vetëm disa orë para se t’i bëhej injeksioni vdekjeprurës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, gjykatësi James Hanlon tha se së pari duhet të mbahet një seancë dëgjimore për sa i përket kompetencave.


Avokatët e Montgomery kishin argumentuar se kjo e fundit ishte me probleme psikike për t’u ekzekutuar.

Lisa Montgomery mbyti një grua shtatzënë në Misuri, ku i preu barkun dhe të njëjtës ia rrëmbeu foshnjën në vitin 2004.

Montgomery, tani 52-vjeçare, do të ishte gruaja e parë që do të ekzekutohej nga autoritetet amerikane që nga viti 1953.

Ekzekutimi i saj ishte planifikuar të bëhej më 12 janar në Terre Haute të Indianas.

A mund t’i shpëtojë dënimit me vdekje?

Kjo është hera e dytë që shtyhet ekzekutimi i Montgomery.

Data e ekzekutimit të saj ishte caktuar fillimisht për dhjetorin e kaluar – por ndalimi u vendos pasi avokatët e saj u infektuan me COVID-19.

Gruaja e fundit që u ekzekutua nga qeveria amerikane ishte Bonnie Heady, e cila vdiq në një dhomë gazi në Misuri në vitin 1953, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.

Ekzekutimet federale kishin qenë në pauzë për 17 vjet para se presidenti amerikan Donald Trump të urdhëronte rifillimin e tyre në fillim të vitit të kaluar.

Ka sugjerime që Montgomery tani madje mund të shpëtojë plotësisht nga dënimi me vdekje, pasi presidenti i zgjedhur Joe Biden – që pritet të marrë detyrën më 20 janar – ka thënë se do të kërkojë t’i jep fund ekzekutimeve federale. /Telegrafi/