Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike drejtuar Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot i është bllokuar llogaria bankare e kompanisë ''Finzi DOOEL Shkup'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PSP thonë se me këtë Gjykata Themelore Shkupi 1 ka plotësuar nevojën duke e bllokuar llogarinë e subjektit juridik ''Finzi DOOEL Shkup'' për të vazhduar hetimet rreth këtij rasti që nga PSP e emëruan si ''Arka'' dhe flitet për keqpërdorime e mbi 670.000 euro nga drejtoria e pestë për sigurinë e shtetit./Telegrafi/