Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Anti-Korrupsion (SAEK II), ka dhuruar audio pajisje për inçizim, Departamentit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë në një ceremoni rasti që u mbajt sot.
“Valbona Bogujevci, Asistent Përfaqësuese e Përhershme dhe Kordinatore e Programit me këtë rast theksoi: “Është mjaft inkurajuese të shohim edhe themelimin e Departamentit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës, si pjesë e përpjekjeve të gjithëmbarshme për të luftuar korrupsionin në Kosovë. Ne mbesim me shpresë që pajisjet për incizime që po dhurojmë sot do të ndihmojnë transparencën e seancave gjyqësore, do të përmirësojnë efikasitetin në punë si dhe do të mundësojnë akoma më shumë qasjen në drejtësi”.
Arben Hoti, Nën-kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës tha se audio pajisjet për inçizim janë domosdoshmëri për efikasitetin e seancave gjyqësorë. Z. Hoti vazhdoin duke thënë se sundimi i ligjit është prioritet sidomos meqë jemi në proces të integrimeve. Misioni jonë, Z. Hoti tha, nuk mund të arrihet pa mbështetjen e UNDP-së dhe të donatorëve, dhe prandaj jemi shumë mirënjohës dhe do të dëshironim të vazhdonim bashkëpunimin edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin për media.
Ky donacion është pjesë e aktiviteteve për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë për përmirësimin e transparencës së seancave gjyqësore, qasjes në drejtësi dhe efikasitetit të sistemit në përgjithësi duke mundësuar reduktimin e dukshëm të kohëzgjatjes së gjykimeve.
Zyra e UNDP-së në Kosovë do të vazhdojë partneritetin me Gjykatën Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamentin Special, në përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur Objektivin e Qëndrueshëm të Zhvillimit, SDG 16, për Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Fuqishme.
Donacioni është bërë i mundur fal mbështetjes financiare të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) në Kosovë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Tre zyrtarë të Fushë Kosovës dënohen me 5 vjet burg për korrupsion
Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën