LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale e fton për intervistim komandant “Dinin”

Gjykata Speciale e fton për intervistim komandant “Dinin”

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë edhe Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini”, për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë.

Avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Mehmeti do të paraqitet në Hagë në muajin janar.


Sipas tij, ende nuk dihet nëse do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit apo vetëm si dëshmitar.

Rrustem Mustafa - Remi, i ftuari i parë i Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu Rrustem Mustafa - Remi, i ftuari i parë i Gjykatës Speciale
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale
Lexo po ashtu Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

“Po, rasti është konfirmuar mbrëmë. Ka qenë i vizituar nga hetuesit e Gjykatës Speciale. Kanë dhënë njoftimin që më datën 22, 23, dhe 24 janar duhet të intervistohet por nuk i kanë sqaruar në çfarë cilësie, dëshmitarë apo i dyshuar”, ka thënë Rrecaj.

Ndryshe, Gjykata ka ftuar për intervistim po ashtu edhe Sokol Dobrunën si dhe Rrustem Mustafën, i njohur si komandant “Remi”. /Telegrafi/