LAJMI I FUNDIT:

Gjykata nuk përfill punën e komisionit ad-hoc për media në Maqedoni, dy muaj punë boshe

Gjykata nuk përfill punën e komisionit ad-hoc për media në Maqedoni, dy muaj punë boshe

Edhe pse komisioni për monitorimin e mediave ka dorëzuar 6 propozime për fillimin e procedurave pët televizionet Sitel, Nova dhe Alfa, deri tani Gjykata ka marrë vetëm një vendim edhe atë të mos ngritet procedurë hetimore për rastin e televizionit Nova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Gjykata thonë se nuk ka argumente për ngritje të procedurës, për shkak se në kohën kur janë bërë shkeljet nga ana e televizionit Nova, akoma nuk kanë qenë të nënshkruara zgjedhjet.


Anëtari i ad-hoc komisionit, Ljubomir Kostovski thotë se Gjykata vepron në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, zhvlerësojnë punën e komisionit të përkohshëm dhe kështu inkurajojnë mediat të vazhdojnë me propagandën e tyre.

Në periudhën prej 22 shtatorit deri 1 tetor, komisioni ka paraqitur propozim për padi penale ndaj televizioneve Sitel, i cili ka bërë 13 shkelje, Alfa 7 shkelje dhe Nova 6 shkelje të ligjit./Telegrafi/