Sigurimi i lejes së qëndrimit në Zvicër është diçka që lakmohet gjithandej nga të huajt. Për të plotësuar këtë dëshirë lidhen edhe martesa fiktive. Një rast i tillë e kanë përpunuar autoritetet gjyqësore të Kantonit Aargau.
Ato kanë dyshuar se një grua 70 vjeçare kishte hyrë në lidhje të rreme martesore me një të ri kosovar (35 vjeç) me qëllim që t’i jepte atij qëndrim të përhershëm në Zvicër.
Por, pasi që në raste të tilla ka vetëm indikacione por jo edhe dëshmi direkte për martesë fiktive, procedura e konstatimit është e ndërlikuar, transmeton albinfo.ch. Në raste të tilla të dy bashkëshortët intervistohen paralelisht dhe më pas vlerësohen protokollet e dy intervistave, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Nëse mund të mblidhen prova të mjaftueshme për një martesë “me interes”, leja e qëndrimit do të refuzohet.
Në verën e vitit 2018, dy të përmendurit ishin martuar në Kosovë. Megjithatë, ai kishte vazhduar të qëndronte në Kosovë. Me tu kthyer në Zvicër, “nusa” kishte paraqitur kërkesën për bashkim familjar. Por, tani autoriteteve u kishte lindur dyshimi kështu që e kishin refuzuar kërkesën me arsyetimin se bëhej fjalë për një martesë të aranzhuar, përcjell albinfo.ch. Të porsamartuarit nuk e pranuan këtë dhe bënë ankim në gjykatën administrative.
Seanca gjyqësore për këtë rast qe zhvilluar në vjeshtën e vitit 2021. Hetuesit kishin arritur të siguronin paraprakisht historitë e bisedave të dyve, gjë që ndihmoi gjyqtarët në vendimin e tyre. Aktgjykimi tani është bërë. Gjykata ka arritur në përfundimin se ka të dhëna të rëndësishme se të paktën kosovari, nuk ka qëllime serioze në lidhje me martesën dhe se ai është duke ndjekur synime të tjera, përkatësisht martesën e ka bërë për të anashkaluar kushtet ligjore për pranim të të huajve.
Regjistrimet e bisedave tregojnë se ata të dy janë takuar në Facebook. Ai i kishte shkruar asaj në mënyrë spontane dhe kishte insistuar derisa gruaja më në fund i ishte përgjigjur. Duke qenë se ata komunikonin me njëri-tjetrin në baza shumë të rregullta, gjykata kishte supozuar fillimisht se ekzistonte një vullnet i vërtetë për t’u martuar. Megjithatë, në bisedat e regjistruara kishte dëshmi që flisnin për të kundërtën.
Një tjetër pikë që flet për ekzistimin e martesës së rreme është ajo se të dy pothuajse nuk janë parë kurrë që nga dasma. Që atëherë ai e ka vizituar atë vetëm dy herë në Zvicër. Edhe pse kishte vizën që do t’i lejonte të qëndronte në Zvicër për 90 ditë, vizitat e tij ishin të kufizuara në disa ditë. Mësohet se i riu e ka kaluar pothuajse të gjithë kohën në dhomën e tij. Regjistrat e bisedave tregojnë se gruaja i ka kërkuar disa herë të riut kosovar që të dilte nga dhoma e tij. “Zemër (Schatzi), cili është problemi?” i përgjigjej ai përpjekjeve afruese të gruas së tij.
Prandaj gjykata ka arritur në përfundimin se sjellja e tillë e burrit tregonte se ai nuk ishte i interesuar të jetonte me gruan nga Aargau dhe prandaj ajo ka hedhur poshtë ankesën e gruas. Por ajo nuk e kupton dot: “Nëse burri im ishte i interesuar vetëm për letrat, mund të kishte kërkuar dhe gjetur ndonjë tjetër prej kohësh”.
Kështu ajo nuk pranon që ky vendim gjyqi të mbetet fjala e fundit në këtë histori. Ajo po mendon ta çojë çështjen në gjykatën federale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker