Çështja e të parit të kryeqytetit duket se ende nuk është zgjidhur, të paktën sipas ish kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi. Ai beson se pretendimet e tij që ka pasur shkelje, do të aprovohen nga Gjykata Kushtetuese.
Abrashi në një prononcim për KosovaPress ka thënë se e gjithë kërkesa e tij drejtuar organit më të lartë në vend është e argumentuar mirë, këtë sipas tij e ka konfirmuar dhe Gjykata Supreme dhe disa nga opinionet e komisionit të Venecias.
Ndërsa, Gjykata Kushtetuese në një përgjigje me shkrim i ka thënë KosovaPress-it se kërkesa e ish-kandidatit për kryetar të Prishtinës, është në fazën përfundimtare të shqyrtimit.
Përkundër kësaj, burime të KosovaPress kanë bërë të ditur se vendimi për këtë kërkesë pritët të vendoset nesër.
Për ish-kandidatin për kryetar të Prishtinës, zvarritja e madhe që ka ndodhur tek ky rast të len me dyshuar se mund të ketë ndikime politike. Sipas tij, rasti ka qenë shumë i thjesht dhe i lehtë për t’u zgjidhur.
Në rast të refuzimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, ish kandidati për kryetar të kryeqytetit nuk e mohon dërgimin e saj dhe tek gjykata në Strasburg.
“ Çka është më tragjike të cilat janë dorëzuar pas rastit tim në Gjykatë Kushtetuese që kanë qenë shumë raste më të komplikuara dhe janë vendosur më herët se ky rast. Prandaj, tej zgjatja dhe stërgjatja e këtij rasti len me dyshuar shumë… janë shumë të argumentuara sepse e përmenda rastin e Gjykatës Supreme ku vet thotë që nuk e kanë trajtuar kushtetueshmërinë , kemi pesë a gjashtë opinione të komisionit të Venecias, ose forumit të Venecias që janë të inkorporuar. Prandaj rasti është shumë i thjesht për me vendosur dhe ka qenë shumë i lehtë… unë do të shoh gjitha mundësitë ligjore, përfshi dhe Strasburgun, duke përfshi dhe ekspertizën ndërkombëtare duke përfshi dhe forma të tjera të ndëshkimit të gjithë atyre që munden me pas gisht në këtë rast”, deklaron Abrashi.
Ndërsa, nga organizata joqeveritare, “Çohu”, Artan Demhasaj është shprehur se ankesat dhe mund të jenë të bazuara, mirëpo duhet të shikohet se sa ato kanë ndikuar në procesin zgjedhor.
Demhasaj konsideron se kjo çështje duhet të ketë një epilog, të mbyllet dhe mos të mbetet pezull.
“Ankesat e tij dhe kërkesat e tij mund të jenë të bazuara, problemi qëndron këtu se ato a kanë arritur me diku në procesin zgjedhor të balotazhit dhe në rezultatin final që ka dal…në rast se vërteton në bazë të provave që i ka se ka mundur të ketë shkelje, por dhe shkeljet që pretendohen nuk janë të vërteta, por dhe nëse janë të vërteta nuk kanë mundur të ndikojnë me prish procesin dhe ndikuar në rezultat final duhet të jap vendimin që të vazhdoj qeverisja aktuale që është deri në fund të mandatit dhe të mbyllet kjo çështje, mos të mbetët si çështje e hapur dhe pezull qysh ka mbetur deri më tash”, shprehet Demhasaj.
Nga komuna e Prishtinës, zëdhënësi Adonis Tahiri beson se Gjykata Kushtetuese do të marr vendim të drejtë.
Sipas tij, ish kandidati për kryetar të Prishtinë, Arban Abrashi ende nuk po e tejkalon humbjen që e ka pësuar në kryeqytet.
Për këtë arsye, ai thotë se më nuk po i marrin seriozisht deklaratat e tij.
“Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të merr vendimin e drejt, për shkak se nuk ka se si të veproj ndryshe. Kurse sa i për ketë kërkesave të Arban Abrashit ne e shikuam dhe para disa jave që përmes presionit ndaj mediave e publikoj një letër kinse komisioni i Venecias ka vendosur për këtë çështje pa pasur kërkesë fare atje. Kështu që ai ende nuk po e tejkalon humbjen që e ka pësuar në Prishtinë dhe ende sheh ëndërra të jetë kryetar i Prishtinës për këtë arsye nuk po i marrim seriozisht deklaratat e tij”, thotë ai.
Janë bërë mbi një vit që procesi për të parin e kryeqytetit ka përfunduar, sipas rezultateve të certifikuara nga KQZ, Shpend Ahmeti ka fituar me disa qindra vota më shumë se kundër kandidati i tij nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë