LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Turqisë mbështet dënimet e përjetshme për gjashtë gazetarët

Gjykata e Turqisë mbështet dënimet e përjetshme për gjashtë gazetarët

Një gjykatë turke ka mbështetur dënimin e përjetshëm për gazetarët Ahmet Altan, Mehmet Altan, Nazli Ilicak dhe tre të tjerë, me akuzën për ndihmën e komplotit të një grushti ushtarak të dështuar në 2016.

Sipas aljazeera.com, përcjell Telegrafi, gazetarët, të cilët fillimisht u dënuan në shkurt, u dënuan me burgim të përjetshëm për lidhje të dyshuara me rrjetin e udhëheqësit fetar dhe biznesmenit Fethullah Gulen, të akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e përpjekjes së grushtit të shtetit.
Ata kishin apeluar në gjykatën e lartë për lirimin e tyre, por Gjykata e Apelit e Stambollit mbështeti dënimin e tyre të martën.

Siç thuhet më tej, Mehmet Altan u lirua më pas nga burgu në qershor, por dënimi i tij u konfirmua gjithashtu të martën, pasi një gjykatë penale refuzoi kërkesën e gjykatës kushtetuese për lirimin e tij.

Të gjashtë janë duke shërbyer dënimet e rënda, që do të thotë se nuk kanë të drejtë për lirim me kusht dhe nuk mund të përfshihen në vendimet e ardhshme të amnistisë.

Qeveria turke po kryen spastrime dhe arrestime të cilat kanë prekur qindra mijëra njerëz në vend pas përpjekjes së grushtitshtetit të vitit 2016 që vrau më shumë se 300 vetë dhe qindra të tjerë të plagosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori