LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), me kërkesë të Prokurorisë, ka lëshuar një urdhër arrest për presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Gjithashtu ky urdhër vlen edhe për kryeministrin e RS, Radovan Viskoviq, dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të RS, Nenad Stevandiq, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pas arrestimit, Dodik, Viskoviq dhe Stevandiq duhet të qëndrojnë dhomat e paraburgimit për të paktën një muaj.


Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës
Lexo po ashtu Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Ky vendim është marrë pasi të dyshuarit nuk u paraqitën në seancat e planifikuara në Prokurorinë e BeH, shkruan klix.ba.

Sipas procedurave ligjore, nëse një i dyshuar nuk i përgjigjet thirrjes së parë, Prokuroria mund të lëshojë një urdhër paraburgimi ndaj tij. Nëse ata vazhdojnë t’i shmangen paraqitjes, mund të shpallet një urdhër arresti i brendshëm, dhe në rastin më ekstrem, një urdhër arresti ndërkombëtar përmes Interpolit.

Stevandiq, Viskoviq dhe Dodik

Këto veprime të Prokurorisë së BeH pasuan miratimin e ligjeve në Kuvendin Popullor të RS, të cilat cenojnë rendin kushtetues të shtetit, duke përfshirë përpjekjet për të kufizuar kompetencat e institucioneve shtetërore në territorin e entitetit RS.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Republikës Serbe, Dodik deklaroi se atij, kryeministrit Viskoviq dhe kryetarit të Kuvendit, Stevandiq u është caktuar paraburgimi.

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar
Lexo po ashtu Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

“Sot na është caktuar paraburgimi”, tha Dodik, duke iu drejtuar Stevandiqit dhe e pyeti nëse ishte në dijeni për këtë vendim.

“Pra, nga sot jemi në paraburgim”, shtoi ai me ironi, duke vazhduar se “do të na arrestoni tani? Hajdeni!”

Ndryshe, prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër arresti për Dodikun, Viskoviqin dhe Stevandiqin, pasi ata nuk iu përgjigjën thirrjes për t’u marrë në pyetje. /Telegrafi/