LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit sot shqyrton ankesat e të dënuarve për “Lagjen e Trimave”

Gjykata e Apelit sot shqyrton ankesat e të dënuarve për “Lagjen e Trimave”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 20:18:01Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Gjykata e Apelit në Shkup sot dhe nesër duhet të shqyrtohen ankesat e 33 të dënuarve për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në maj të vitit 2015 në Kumanovë, në të cilat jetën e humbën 8 pjesëtarë të Policisë së Maqedonisë dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa 30 të tjerë u lënduan.

Sipas aktgjykim të Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 2 nëntor të vitit 2017, për ngjarjet e 9 dhe 10 majit, 33 persona u dënuan me burg.


Shtatë prej tyre morën burg të përjetshëm, 13 u dënuan me 40 vjet burg, gjashtë me 20 vjet burg, një me 18 vjet, dy me 14 vjet, dy me 13 dhe dy të tjerë me 12 vjet burg. Ndërsa katër persona u liruan nga akuzat.

Prokuroria atëherë kërkon burg të përjetshëm për të gjithë të akuzuarit.

Pas ankesës së 33 të akuzuarve, sot dhe nesë do të mblidhet gjykata e shkallës së dytë./Telegrafi/