LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: Kushdo që synon të luajë me Malin e Zi, përfundon keq

Gjukanoviq: Kushdo që synon të luajë me Malin e Zi, përfundon keq

Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviq deklaroi sot se për arrestimin e ish-shefit të Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikiq dhe grupit të armatosur që ka udhëhequr ai, ka njohuri aq sa janë publikuar sot në medie, ndërsa pret që zgjedhjet parlamentare të kalojnë në atmosferë të qetë dhe të rregullt

“Kam informatat që i keni të gjithë, pra ato që u paraqitën përmes medies. Në kontaktet që pata me organet e shtetit mora konfirmim se procedura për përgatitjen e komunikatës me të cilën organet shtetërore do t’i drejtohen publikut janë në fazën përfundimtare. Pres që shumë shpejt do të marrim informata lidhur me rastin”, u tha Gjukanoviqi gazetarëve pasi votoi në vendvotimin e tij në Podgoricë.


Ai hodhi poshtë mundësinë që gjatë ditës së sotme të ketë incidente.

“Jo, jo! Mali i Zi është shtet shumë stabil dhe funksional dhe kushdo që mendon se mund të luajë me të do të përfundojë siç kanë përfunduar edhe deri tani”, transmeton Express deklaratën e kryeministrit malazez.

Një grup 20anëtarësh, i udhëhequr nga ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikiq, është arrestuar mbrëmë, natën para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në rrethinën e Podgoricës.

Burime jozyrtare kanë thënë se grupi ka qenë i armatosur, ndërsa gjatë natës së kaluar është zbuluar vendndodhja e tij në afërsi të kryeqytetit dhe i njëjti është arrestuar.

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Kalo në kategori