LAJMI I FUNDIT:

Gjukaj: KEK-u do të punësojë nga një anëtar të familjeve të zhvendosura (Video)

Gjukaj: KEK-u do të punësojë nga një anëtar të familjeve të zhvendosura (Video)

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, ka dhënë disa detaje lidhur me shpronësimet që janë bërë në Hade e Shipitullë gjatë ditës.

Gjuka në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjini, ka treguar se në marrëveshje janë paraparë që nga një anëtar i familjeve të cilave u është shpronësuar prona, do të punësohet në këtë korporatë.


Ai më tej tha se që nesër pritet që KEK-u të rrit kapacitetin e prodhues  në 700 mgW, që garanton stabilitet.

Lidhur me faljen e borxheve, Gjuka tha se ai është vendim kryekëput politik./RTV D/Telegrafi/