LAJMI I FUNDIT:

Gjuha e ashpër e partive para fushatës zgjedhore në Kosovë

Gjuha e ashpër e partive para fushatës zgjedhore në Kosovë

Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, por partitë politike tashmë ka kohë që kanë filluar takimet me qytetarë e paraqitjet nëpër debate, në atë që po vlerësohet si “parafushatë” nga organizatat e shoqërisë civile.

Mexhide Demolli Nimani drejtoreshë e Lëvizjes FOL, i tha Zërit të Amerikës se një gjë e tillë ndodhë për shkak të mungesës së ligjeve që e rregullojnë situatën para fushatës zgjedhore në Kosovë.


“Të gjitha partitë politike mund të themi se që nga shpërbërja e kuvendit e madje ndoshta edhe që nga dorëheqja e kryeministrit kanë filluar fushatat e tyre ndërkaq derisa mungon një ligj i cili do të ishte më konkret në disa ndalesa që mund të bëhen edhe partitë ndoshta nuk do të fillonin kaq herët fushatën dhe do të prisnin afatin zyrtar”, thotë ajo.

Blerta Aliu nga koalicioni i organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim thotë shqetësuese është gjuha e partive politike ende pa filluar fushata.

“E kemi parë me shumë shqetësim një gjë të tillë dhe ju kemi bërë thirrje të gjithë kandidatëve të tregohen të përmbajtur e profesionistë dhe të ndajnë vlera e të respektojnë njëri-tjetrin gjatë debateve të tyre dhe asesi të mos lëshohen në përdorim të gjuhës jo adekuate duke kaluar në ofendime apo të eskalojnë në dhunë, gjë që është e pa arsyetueshme dhe dënon vlerat e demokracisë, të procesit zgjedhor dhe njëkohësisht rrezikon që të nxisë përleshje pastaj edhe te qytetarët”, thotë ajo.

Një gjuhë e tillë, thotë zonja Demolli – Nimani, është pasqyrim i mungesës së programeve të mirëfillta për qeverisje.

“Ajo që kemi parë deri tani është se të gjitha partitë pa dallim nuk janë duke kursyer mjet as gjuhë për ta mundur ta quaj kështu kundërshtarin e tyre. Mund të them se mund të jetë mungesa e një programi adekuat që do të duhej t’ua ofronin votuesve bën që partitë politike të mundohen të jenë në vëmendje të qytetarëve me akuza të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit”, thotë zonja Demolli – Nimani.

Fushata zyrtare do të hapet më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor, dy ditë para zgjedhjeve të 6 tetorit, shpallja e të cilave pasoi situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë. /VoA/

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori