Të premten në orët e vona pati një përleshje të armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë, ndërkaq sot bëhet e ditur se numri i të lënduarve është 17.

Siç raportohet janë 17 të lënduar, disa me armë zjarri, e të tjerët nga xhamat dhe mjete tjera.


Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të lënduarit janë të moshës 20 deri 40 vjeç.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e përleshjes së armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha për Telegrafin se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”, është shprehur Borovci.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci. /Telegrafi/